E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryen manorva të gabuara, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ndëshkohen me masa administrative 3 shoferët

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë konstatuar tre automjete që po kryenin manovra të rrezikshme në Bulevardin e Ri, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Efektivët ndërhynë menjëherë, ndaluan mjetet dhe kryen procedurat përkatëse.

Pas verifikimeve u identifikuan 3 drejtuesit, të cilët u gjobitën me masat administrative të përcaktuara në Kodin Rrugor. Ndaj tyre vijojnë procedurat e mëtejshme, ndërsa të tre automjetet u bllokuan.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, konstatuan tek Bulevardi i Ri, tre automjete që po kryenin manovra të gabuara në rrugë, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin.

Menjëherë, efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale.

Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor.

Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe çdo veprim që cenon sigurinë publike. Çdo shkelje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës do të ndëshkohet me masa të rrepta, sipas ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›