E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryente marrëdhënie me eskortat e Tiranës dhe më pas i shantazhonte, arrestohet “polici”

Një person që prezantohej si efektiv policie ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se i arrestuari, zhvaste shuma parash nga punonjëset e seksit në Tiranë me qëllim për të mos i “arrestuar”.

Fillimisht, ai linte takime me vajzat që shërbejnë si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas i takonte.

Ai hiqej si klient por më pas u deklaronte se ishte polic dhe në këmbim të parave mund t’i linte të lira.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›