E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentari gjerman viziton Beratin

BERAT- Kreu i Parlamentit Gjerman ka qene dje, ne nje vizite private ne qytetin e Beratit. Kryetari i Parlamentit te Gjermanise Norbert Lammert, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, vajza dhe ambasadori gjerman ne Shqiperi, e ka nisur vizitwn me nje takim me kryetarin e bashkise Fadil Nasufi dhe pushtetare te tjere lokale. Ne fjalen e mireseardhjes kreu i bashkise Nasufi ka permendur dhe ndihmen e dhene nga shteti gjerman per reformat e nisura nga shteti shqiptar, nderkohe dhe ndihmat e dhena ne drejtim te rajonit te Beratit, duke cilesuar ndihmen e dhene nga KFV si mjaft te rendesishme. Nderkohe kreu i Bashkise Nasufi u shpreh se "vec mardhenieve te mira midis dy shteteve tashme po krijohen dhe lidhje gjaku dhe kjo vertetohet me se miri me martesen e vajzes tuaj me nje djalw nga Shqiperia".

Me pas kryebashkiaku Nasufi ne shenje mirenjohje i ka dhuruar kreut te Parlamentit Gjerman nje tablo me peisazh nga ky qytet. Vete kreu i Parlamentit Gjerman pasi ka falenderuar per mikpritjen, eshte shprehur se per kete qytet kishte lexuar shume, cka i kishte ngjallur interes per ta vizituar. Pikerishte gjate vizites se pare ne Shqiperi kreu i Parlamentit nuk ka humbur rastin per te vizituar dhe Beratin. Pas takimit ne bashki kryeparmalentari ka vizituar disa nga objektet me me vlere muzale te qytetit te Beratit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›