Kryepiskopi Joan i ftuar nga Patriarku Bartholome, në pelegrinazhin shpirtëror në Kapadokia

Më 16 maj, filloi pelegrinazhi tre ditor në Kapadokia, ku të dy Primatët, Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi ynë Joan së bashku me shoqëruesit e tyre zhvilluan vizita zyrtare te Prefekti i Nevşehir-it dhe te Kryetari i Bashkisë së qytetit.
Gjatë kësaj dite, ata vizituan Kishën Kryqit të Nderuar në Cemil. Ndërsa, sot, (17 maj), të dy Primatët ndoqën së bashku meshën në Kishën e Shën Theodhorit të Malakope (Derinkuyu).
Pelgrinazhi do të vazhdojë pasdite me Mbrëmësoren në Kishën e Hyjlindëses së Nevşehir.
Fortlumturia ynë, Kryepiskopi Joan shoqërohet nga Hirësi Ignati dhe Kryedhjakon Johani, të cilët ditën e premte zhvilluan një takim me Patriarkun Bartholome.
/rtsh.al/