E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, kremtoi këtë të shtunë, 26 shtator, ditën e emrit, në të kremten e Jetëndërrimit të Ungjillorit Joan.

Me këtë rast, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u mbajtën shërbesat e shenjta, të drejtuara nga Kryepiskopi Joan, në bashkëmeshim me anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në kremtime morën pjesë klerikë nga mitropolitë e vendit, si dhe qindra besimtarë.

Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla, në emër të Sinodit të Shenjtë, klerikëve dhe besimtarëve, i përcolli Kryepiskopit Joan urimet për shëndet dhe vite të shumta në drejtimin e Kishës.

Nga ana e tij, Kryepiskopi Joan falënderoi anëtarët e Sinodit, klerikët dhe besimtarët e pranishëm, ndërsa në fjalën e tij u ndal te mesazhi i dashurisë për Perëndinë dhe për njëri-tjetrin.

Duke iu referuar mësimit të Shën Joanit, Kryepiskopi përcolli mesazhin: “Doni njëri-tjetrin, dhe kjo mjafton”.

Ai falënderoi gjithashtu për pjesëmarrjen në kremtime të Atë Theonait nga Mali i Shenjtë.

Aktivitetet vijuan me një pritje në sallën pranë Katedrales, ku Kryepeshkopit Joan i përcollën urimet besimtarë të shumtë, përfaqësues të Trupit Diplomatik, akademikë, politikanë, deputetë, mjekë, artistë, studiues dhe përfaqësues të medias.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›