E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokurori Nishani dekreton Adriatik Llallen

E hëna e kësaj jave ka sjellë edhe dy dekrete tepër të rëndësishme të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Kështu, kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e Adriatik Llallës për Prokuror të Përgjithshëm.

Ndërkohë, në një relacion shoqërues, kreu i shtetit shpjegon edhe arsyet e përzgjedhjes së kandidaturës së Llallës për këtë post të rëndësishëm, duke veçuar eksperiencën e tij në strukturat e prokurorisë dhe përzgjedhjen e tij në mënyrë konsensuale nga Kuvendi për të drejtuar ILDKP-në.

“Ndërmjet disa kandidaturave, përzgjodha për funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm z. Adriatik Llalla, pasi vlerësova eksperiencën e gjatë në strukturat e Prokurorisë, institucion në të cilin ka kryer funksione të ndryshme. Vlerësova gjithashtu zgjedhjen e tij konsensuale nga Kuvendi i Shqipërisë në pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP, institucion i cili nga partnerët tanë ndërkombëtarë është vlerësuar si i konsoliduar dhe i pavarur. Kam bindjen se kjo kandidaturë gjen gjithashtu vlerësimin dhe pranimin jo vetëm të faktorit politik, por edhe të opinionit publik”, – thuhet në relacionin e presidentit Nishani.

Adriatik Llalla është kreu aktual i Institutit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Ndërkohë pas konsultimeve me partitë parlamentare, pjesë të cilave nuk ishte FRD-ja, Nishani dekretoi caktimin e datës së zgjedhjeve  2013.

"Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, dekretoj: Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013", thuhet në njoftimin e publikuar në ëeb-in e Presidencës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›