E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeqyteti lëkundet nga tërmeti, epiqendra 13 km larg Tiranës

TIRANË- Tirana është lëkundur mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fortë, që është regjistruar në orën 04.17 minuta.

Sipas të dhënave të institutit të Sizmiologjisë, tërmeti e ka pasur epiqendrën 13 kilometër në lindje të kryeqytetit.

Tërmeti papasur magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ndërsa në epiqendër lëkundja ka qenë me intensitet 5-6 ballë.

Për fat nuk ka pasur raportime për dëme apo të lënduar në njerëz. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Krujë, Burrel, Dibër, Durrës e Elbasan.
Sipas specialistëve nuk ka pasur pasgoditje.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›