E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryeqyteti me një tjetër vepër artistike, Veliaj: Sa bukur të shohësh artin të lulëzojë në çdo cep të Tiranës

Kryeqytetit i shtohet një tjetër vepër artistike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga skulptura kontemporane e realizuar nga artisti, Adi Dule dhe që është vendosur në një prej shesheve në kryeqytet.

“Sa bukur të shohësh artin të lulëzojë në çdo cep të Tiranës. Skulptura kontemporane, realizuar nga artisti Adi Dule, është bizhuja më e re e sheshit “Bukureshti”. FANTASTIKE!  Një super bravo për Adin”, shkruan Veliaj në rrjetin e tij social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›