E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeregjistruesi i pasurive rrefen oret jashte zyres

Kryeregjistruesi i pasurive të paluajtshme rrëfeu për abc ditën e tij jasht orarit zyrtar të punës. Arben Qirjako thotë se PD është gjithmonë në fushatë, dhe tani para zgjedhjeve takimet elektorale shkojnë deri në mesnatë. Qirjako është i angazhuar ne njësinë numër katër që prej vitit 2009, njësi që në zgjedhjet e fundit doli me bilanc pozitiv me 150 vota + në raport me socialistët.

Kryeregjistruesi nuk e ka ndërprerë punën në fundjavë. 
E maili qe ka gjetur në kompjeterin e punës është nga Banka Botërore.
E kanë përgëzuar për reformat në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si shembull botëror për thjeshtëshimin e shërbimeve përmes dixhitalizimit.

Radhët e gjata nuk janë më, gjithçka mund të verifikohet online, aty edhe ankohesh. Harta dixhitale e tokës deri në qershor dhe kalimi me vetëfinancim I zyrës janë dy hapat e rinj në këtë proces reformimi.
Por pasditja e Arben Qirjakos është tjetër.
Që prej vitit 2009 ai punon me strukturat e Partisë Demokratike në njësinë 4 në Tiranë. Para zgjedhjeve ritmi i takimeve është maksimal…nuk perfundojnë deri rreth mesnatës

Ky angazhim nuk i ka rezultuar pa sukses në një zonë që në vitin 2005 demokratët e humbën, tani bilanci është kthyer në favor të tyre

Thotë se kanë vënë re se ka më pak pakënaqësi se në 2009-ën. Demokratët dhe në bazë besojnë edhe më fort për një mandat të tretë qeverisës.
Tani fushata është për partinë, siç shkruhet në kodin zgejdhor. Qirjako si dhe gjithë të tjerët punën e kanë filluar me kohë të mbledhin vota për siglën e tyre. Për veten ende nuk dinë gjë, kryetari mund t’i shpallë listat e kandidimit në afatet zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›