E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryesocialisti takim me shtabin elektoral të njësisë 5/ Rama: Armiku fle, PS nuk fle

Kryesocialisti Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme një takim me shtabin elektoral të njësisë 5 në kryeqytet.

Në vijim të takimeve në qytetet kryesore në vend ku ka bërë dhe prezantimin e skuadrës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Rama ka vizituar njësinë 5 i shoqëruar gjithashtu nga drejtuesja politike e qarkut Tiranë Ogerta Manastirliu, ministria Delina Brahimaj, deputeti Erion Braçe dhe kryetarja e bashkisë Anuela Ristani.

Theksojmë këtu që kryesocialisti Rama ka deklaruar përmes një postimi në Facebook që ditën e nesërme në orën 11 do të bëhet publik programi i Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.

/ abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›