E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i LDK Mustafa apo Sejdiu

Kur kane mbetur dy dite nga Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike te Kosoves ende nuk ka nje kandidat te shpallur per kryetar partie.

I vetmi qe e kishte deklaruar publikisht synimin e tij Bujar Bukoshi u terhoq per tu bere pjese e nje tjeter grupimi ne LDK.

Kryetari aktual i kesaj partie Fatmir Sejdiu gjendet perballe kerkesave nga nje pjese simpatizantesh te LDK-se por dhe nje bombardimi mediatik per tu menjanuar dhe per tia lene vendin kryetarit te Prishtines Isa Mustafa.

vertet eshte percjelle me nje kureshtje te vecnte. Une sot u thashe edhe dicka kryetareve te degeve nje interesim kaq i madh i mediave sikur te ishim ne zgjedhjet parlamentare kombetare une do te marr vendimin tim te cilin do ta transmetoj ne kuvendin e partise. Dua te jem besnik ndaj asaj qe kam thene qe ne fillim deklaroi para mediave kryetari i LDK-se Fatmir Sejdiu.

Nga ana tjeter nen te njejtin presion eshte gjendur edhe kryetari i Prishtines Isa Mustafa i cili ka zgjedhur rrugen e heshtjes deri ne kuvend edhe pse burime nga kjo parti lene te kuptohet se disa dege te LDK-se do ta propozojne zotin Mustafa per kryetar.

Rrjedhoja me e dukshme e zhvillimeve te brendshme ne LDK ishte krijimi i listes LDK - Ibrahim Rugova e cila u regjistrua kete te premte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Anetar te kesaj iniciative pranojne se arsyeja e mos regjistrimit te saj deri ne kete kohe eshte se kane pritur se po terhiqet Fatmir Sejdiu nga gara.

Ju i dini zerat e qytetareve dhe te anetareve te LDK-se se terheqja e zotit Sejdiu eshte e domosdoshme per shpetimin e partise u shpreh perfaqesuesi i listes LDK-Ibrahim Rugova Dardan Stublla.

Por antaret e levizjes se re kane deklaruar me heret se ata do ti ribashkoheshin LDK-se nese kryetar i saj zgjidhet Isa Mustafa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›