Kryetari i OSBE Ti jepet fund dhunes ne Shqiperi
Kryetari i Radhes i OSBE-se ministri i Jashtem i Lituanise Audronius Azubalis ben thirrje ti jepet fund dhunes ne demonstraten e opozites. Deklarata e tij erdhi pas perleshjeve para Kryeministrise qe shkaktuan disa te vdekur dhe shume te plagosur.
E drejta per te demonstruar vjen se bashku me pergjegjesine per ta bere kete ne menyre paqesore- tha Aubalis. Sipas tij dialogu dhe bashkepunimi mund te kontribuojne ne zgjidhjen e problemeve me te cilat po perballet Shqiperia. Dhuna dhe deklaratat provokative vetem sa e perkeqesojne situaten - tha kreu i radhes i OSBE-se. Ai theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj ne Shqiperi do te vazhdojne te punojne se bashku me dhe te mbeshtesin perpjekjet e autoriteteve institucioneve dhe aktoreve te shoqerise civile te Shqiperise per te konsoliduar demokracine te drejtat e njeriut dhe shtetin e se drejtes.