Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pret ambasadorët shqiptarë në botë.
Në një ceremoni të veçantë në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, Kryetarja Jozefina Topalli priti sot ambasadorët shqiptarë të akredituar në vende të ndryshme të botës. Në hapje të takimit, Kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësimin e saj personal dhe në emër të Kuvendit, për veprimtarinë e ambasadorëve shqiptarë në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë vendit.
Kryetarja e Kuvendit duke cilësuar si shumë të rëndëishëm kontributet e Kuvendit në aktivitetin diplomatik të shtetit shqiptar, u shpreh:
Jam veçanërisht krenare të evokoj kontributin e Kuvendit në dy elementë themelorë, shtylla të veprimatrisë sonë dipomatike:ecurinë e shpejtë e të suskesshme të procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit si dhe procesin e ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO
Unë dëshiroj të falenderoj kolegët e mi në opozitë apo në mazhorancë për kontributin e tyre në këtë drejtim.
Konferencën e Ambasadorëve të Shqipërisë e përshëndeti dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Leonard Demi.
Dëshiroj të vlerësoj veçanërisht mbështetjen e Kryetares së Kuvendit në përshpejtimin e procesit të ratifikimit të MSA, si dhe të Protokollit të Anëtarësimit në NATO.- u shpreh zoti Demi.
Duke cilësuar si shumë të rëndësishëm rolin e diplomacisë parlamentare në procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, zoti Demi tha se vetëm këtë vit janë organizuar në Tiranë, gjashtë konferenca ndërkombëtare për cështjet e sigurisë dhe integrimit.
Në ceremoninë e rastit me ambasadorët dhe kryetarët, e misioneve diplomatike të Shqipërisë, merrnin pjesë nënkryetarët e Kuvendit, kryetarë të Grupeve parlamentare të pozitës dhe opozitës si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë.