Kryetarja e Kuvendit viziton ekspozitën në përkujtim të ngjarjeve historike të 2 korrikut 1990.
Në përkujtim të ngjarjeve të 2 korrikut 1990, Kryetarja e Kuvendit, vizitoi sot ekspozitën e çelur nën kujdesin e Kryeministrit, Sali Berisha në Muzeun Historik Kombëtar, me foto dhe dëshmi të kësaj ngjarjeje drithëruese dhe historike që shënoi gurin e themelit të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.
Kryetarja e Kuvendit vizitoi këtë ekspozitë duke risjellë në kujtesë këtë datë të skalitur në historinë tonë të pluralizmit, kur mijra të rinj e të reja, heronj të lirisë, kapërcyen muret e ambasadave në Tiranë në kërkim të lirisë, duke sinjalizuar rënien e murit të hekurt edhe në Shqipërinë e izoluar, nën regjimin e një prej diktaturave më mizore.
2 korriku 1990, do të mbetet në kujtesën e çdo shqiptari për kurajon mbinjerëzore të atyre mijra shqiptarëve që thyen muret e izolimit e që u pasua me ngjarje të jashtëzakonshme të protestave madhështore, rrëzimit të simboleve të diktaturës, ardhjes së lirisë së shumëpritur pas gjysmë shekulli izolim.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.