E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryevepra e Sainz në Singapor, Ferrari rikthehet te fitorja

Singapori ka qenë stacioni i radhës së Botërorit të Formulës 1, aty ku është zhvilluar gara e 16-të e kalendarit, por që në fakt ishte e 15-ta në pistë. Dhe, pasi ka mbizotëruar në dy seancat e para të provave të lira, të mbajtur të premten dhe në atë të 3-tën, të zhvilluar të shtunën, por edhe në provat zyrtare të së shtunës, ka qenë “Ferrari” që ka bërë nisjen më të mirë në pistën e “Marina Bej”-it, teksa Karlos Sainz e ruajti vendin e parë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sharl Lëklerk, fitoi duelin e kthesës së parë me rivalin e “Mercedes”-it, Xhorxh Rasëll.

Logan Serxhent është përplasur me muret rrethuese në kthesën e 8-të të xhiros së 21-të, dhe është Rasëll që vihet në ndjekje të Sainzit, kur gara vazhdon me regjim normal, ndërsa në xhiron 44-të, edhe Sebastian Okonin, që e lë në baltë makina teksa ishte në vendin e 6-të dhe gara vijon nën drejtimin e makinës virtuale të sigurisë. Me rikthimin në normalitet të garës, një xhiro më pas, Sainzi vazhdon të kryesojë, tanimë i ndjekur nga Lando Norris dhe Lëklerku, ndërsa pas tyre janë dy pilotët  “Mercedes”-it, Rasëll dhe Hemilton, të cilët bënë nga një ndalesë për të vendosur gomat e ndërmjetme.

Dhe, teksa ka bërë padyshim garën e jetës së tij, edhe pse me goma tejet të konsumuara, Karlos Sainz ia ka dalë të mbërrijë i pari në vijën e finishit, i ndjekur nga fare afër nga Lando Norris i “MekLaren”-it,  ndërsa vendin e 3-të e ka marrë veterani Ljuis Hemilton, i cili ka përfituar nga gabimi i shokut të tij të skuadrës, Xhorxh Rasëll. Ky i fundit e humbi përqendrimin pikërisht në xhiron e fundit, reksa mbante vendin e 8-të, duke goditur muret rrethuese të pistës. Ashtu sikundër provat zyrtare të së shtunës, edhe gara së dielës erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në RTSH 1 dhe RTSH Sport.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "TOP 10 1ST 2ND BRD splink> NOW @Teamlewer CISCO Terhnologies Santander cevA OSTRIKE INEOS N4 sparco ETRONAS NORRIS 出4 来 SAINZ LECLERC FERRARI VERSTAPPEN REDBULL RACING HAMILTON GASLY ALPINE TH PIASTRI McLAREN 5TH TH PEREZ RED BULL RACING LAWSON ALPHATAURI MAGNUSSEN HAAS 7TH 8TH 9TH 10TH"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›