E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeziu: Dashuria shtohet, pas grindjes

Përfaqësuesit e dy partive politike që përbëjnë koalicionin qeverisës, PDKsë dhe LDKsë, deklaruan të hënën se pavarësisht plasaritjes së fundit, bashkëqeverisja do të vazhdojë edhe më tej, ndërsa partitë opozitare thonë se kjo qeverisje i ka ditët e numëruara dhe për të dalë nga kolapsi qeveritar, kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nënkryetari Eqrem Kryeziu i dha, ndërkaq, mbështetje Kryeministrit Hashim Thaçi për të bërë ndryshime në kabinetin e tij, nëse ky i fundit i sheh të arsyeshme, por siç tha ai, vetëm me marrëveshjen dhe me pëlqimin e LDKsë.

Nëse Kryeministri e çmon se do të ishte më efektive ndonjë strukturë tjetër, atëherë kjo do të analizohet dhe me pëlqimin tonë kjo mund të ndodhë Rifreskimi i kabinetit qeverisës nuk është një temë tabu, vetëm se kjo duhet të bëhet me pëlqimin e partnerëve të koalicionit, tha Kryeziu.

Reagimi i Nënkryetarit Kryeziu erdhi pas pyetjeve të gazetarëve se a pajtohet LDKja që të këtë modifikime në Kabinetin Thaçi.

As që jam i informuar për këto ndryshime, por ajo që unë them, është se ndryshime mund të ketë, por vetëm me pëlqimin e LDKsë, u shpreh Kryeziu.

Ndërsa, sa u përket lëkundjeve të fundit rreth formulës së koalicionit, Kryeziu tha se bashkëqeverisja me PDKnë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai tha se pati disa shkëndija, por ato e bëjnë me të fuqishëm përcaktimin e të dy partive për vazhdimin e koalicionit.

Është njësoj sikur në jetën private, kur të përlahesh me të dashurin ndonjëherë, por kjo nuk e pengon intensitetin e dashurisë pastaj, u shpreh Kryeziu.

Edhe Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili ishte deklaruar për mundësinë e prishjes së koalicionit, u shpreh optimist për vazhdimin e bashkëqeverisjes me LDKnë.

Besoj se gjërat po shkojnë në rregull dhe nuk ka nevojë të jetë temë çështja e stabilitetit të koalicionit, u shpreh Kuçi, të hënën.

Zëvendësshefi i Qeverisë tha se ashtu sikur është menduar më herët, ka pasur konsultime për risqarimin e pozicioneve në Qeveri. Ndërsa, duke treguar se ekzekutivi është shumë transparent me qytetarët, tha se në momentin kur do të këtë ndonjë ndryshim në kabinetin qeverisës, do të merret vesh menjëherë.

Ndërkaq, në pyetjen tjetër sa a do të ketë zgjedhje të parakohshme, ai tha se kjo është kërkesë e partive që janë radhitur në vendin e tretë apo më poshtë në zgjedhjet e sivjetme.

Nuk ka asnjë arsye të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, ngase rezultatet e 15 nëntorit e kanë rikonfiguruar pozicionin politik dhe është parë se PDKja është e para, është e fuqishme dhe e konsoliduardhe ata që pretendojnë për zgjedhje të parakohshme mund të jenë në vendin e tretë dhe më poshtë, tha Kuçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›