Kryqëzimi i kundërshtive
Java që kaloi u mbyll me dy deklarata kundërshtuese, njëra nga opozita politike dhe tjetra nga mazhoranca qeverisëse. Realisht, ato nuk shkaktuan ndonjë habi, me gjithë vendin që zunë në mediat e shkruara dhe ato televizive. Nuk shkaktuan ndonjë habi, për faktin e thjeshtë që përmbajtja e të dyja deklaratave nuk sillte gjë tjetër veçse përsëritje për më shumë se sa një muaj të qëndrimeve oponente të njëri-tjetrit. Nga një anë, rreth votimit të ndryshimeve kushtetuese ndaj kufizimit të imuniteteve të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve së bashku ose krahas miratimit të një pakete kushtetuese për reformimin e organeve të sistemit të drejtësisë. Nga ana tjetër, të votimit të heqjes së imuniteteve në mënyrë krejtësisht të shkëputur dhe aspak integralisht me prioritetet e tjera të kërkuara nga Brukseli.
I vetmi ndryshim që mund të dallohej të dielën e shkuar ishte, se ndërsa në emër të opozitës vazhdonte të shfaqej lideri i saj, këtë herë atij nuk iu përgjigj si zakonisht gjatë këtij muaji Zëdhënësja e partisë kryesore në pushtet, por Kryeministri. Të kuptohemi, jo 'in personas, nëpërmjet Zëdhënëses së vet në selinë e Këshillit të Ministrave. Sidoqoftë, ky ndryshim nuk tentonte në thelb ndonjë lëvizje të re. Sikurse nuk përbënte ndonjë lëvizje të tillë as deklarimi i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim po të dielën nga një kamping plazhi, deklarim që i shtyu disa media të nxitohen për ta konsideruar atë si tregues i një afrimi me liderin e opozitës dhe burim i një përçarjeje në radhët e mazhorancës. Në të vërtetë, kreu i LSI-së këtë radhë bëri thjesht rolin e atij priftit hipokrit të moralit, sipas të cilit nuk ishte kundra referendumit për imunitetin, por rruga më e mirë do të ishte konsensusi parlamentar.
Kreu i LSI-së bëri thjesht rolin e atij priftit hipokrit të moralit, jo vetëm se e ka shfaqur veten si të tillë veçse rreth tre muaj më parë në rastin e përzgjedhjes dhe votimit për kreun e shtetit, por edhe se ky farë referendumi absurd që kërkon të organizojë dhe të zhvillojë lideri i mazhorancës, njëherazi kryeministër i vendit, nuk mund të legjitimohet në një kohë kur objektin e tij opozita nuk e ka kundërshtuar, por dakordësuar. Më tej, ky farë referendumi i organizuar në mbështetje kinse të nenit 150 të Kushtetutës është në mospajtim të hapur me këtë Ligj Themelor të Shtetit, sepse për ndryshimin e dispozitave kushtetuese, që përfshijnë edhe çështjen e imunitetit, domosdoshmërisht i duhet referuar nenin 177, përmbajtjes së të cilit mazhoranca s'paska leverdi që t'i hedhë sytë. Ndërkohë që, kreu i LSI-së nuk përmend fare reformën në drejtësi për konsensusin e propozuar prej tij. Prandaj, në temën e këtyre radhëve nuk ia vlen të ndalemi në rëndësinë e deklarimit të Metës, apo në gjoja rezonancën me Ramën. Shpjegimin e piruetave ose përdredhjeve të atij, që në çdo hap kërkon përfitime personale dhe të tarafit në shërbim të tij, pas fasadës së Integrimit europian, le t'ua lëmë komentatorëve të tjerë që mund t'i këqyrin ato në imtësitë e efekteve të nismave politike që prodhojnë karaktere të atilla, kur kanë në dorë ca pak vota që mbajnë në këmbë mazhorancën. Kështu që, në këto radhë, më mirë t'u kthehemi deklaratave të dy forcave më të mëdha kundërshtare në arenën politike të vendit.
Pra, pavarësisht karakteristikës së përbashkët të përsëritjes së tyre, përqendrimi i vëmendjes së opinionit publik në to është plotësisht i justifikueshëm tani, kur kanë mbetur fare pak ditë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, dhe, ç'është më e rëndësishmja, kur ato me sa kuptohet do vazhdojnë të kryqëzohen gjithnjë e më ashpërsisht. Të vazhdojnë të kryqëzohen në një pikë, që tashmë më shumë se çdo herë tjetër merr vlera arkimediale për fatet e të ardhmes së gjithë popullit tonë: Dhënies Shqipërisë, apo refuzimit asaj për të tretin vit radhazi të statusit të shtetit kandidat për në Bashkimin Europian. Një objektiv ky i përmasave kombëtare dhe si i tillë duhet konceptuar, ashtu sikurse u shpreh ditët e fundit nga vizita në Gjirokastër edhe Ambasadori Cannon i Britanisë së Madhe në Tiranë. Ndërkaq, duke pasur parasysh që muaji i ardhshëm, ashtu si edhe muajt e tjerë të çdo kalendari vjetor, nuk është aq i gjatë sa t'i lihet mjaft kohë Komisionit Europian që të mund të dallojë ndonjë gjurmë (deri tani të munguar) që të çon te vullneti dhe gatishmëria premtuese e të gjithë spektrit politik shqiptar në përmbushje të të gjitha Rekomandimeve të Brukselit, klima e krijuar vijimësisht prej pesë javësh krijon atë lloj angështie, që demoralizon edhe qytetarët e stërvitur në Aqua Land-e.
Që këtej, lexuesi që nuk u zë më besë as syve dhe veshëve mund të ketë nevojë t'i kthehet edhe një herë të paktën sumumit të "garancive" që solli secila palë në fundjavën e shkuar. Dhe, gjatë këtij qëmtimi kupton qartë, se oferta e opozitës, shprehur nga lideri i saj, tashmë për arsyet e mësipërme, paraqitet e përforcuar: "Nëse Kryeministri ka qëllimin e statusit dhe jo të fajësimit të opozitës me çdo mjet e çmim, këtë çështje ne e zgjidhim në Parlament brenda shtatorit pa pikën e problemit. Mjaft që në tri javët që vijnë të kryejmë të gjithë diskutimin e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese që ne kemi propozuar dhe pastaj votojmë. E përsëris që vota jonë është pro kufizimit të imunitetit". Gjithashtu, mjaft qartë kupton edhe përgjigjen që Kryeministri (me gojën, jo me mendjen e Zëdhënëses së vet) i jep rivalit të tij, se nuk i pranon kushtet e PS-së për të miratuar kufizimin e imunitetit së bashku, apo krahas me paketën kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë: "Kushtëzimi që i bën zoti Rama votimit për heqjen e imunitetit me instalimin e Kushtetutës së sundimit të pakicës është ëndrra e tij e keqe që s'do realizohet kurrë ndonjëherë".
Ja, kështu! Se kush qenka kjo Kushtetuta e sundimit të pakicës, pas shumë përpjekjesh të javëve të fundit, asnjë mendje normale s'mundi ta zbërthente, përpos atyre që e kundërshtuan prerazi këtë cilësim të pabazë dhe atyre që vazhdojnë ta qesëndisin këtë cilësim. Sidoqoftë, tani më tepër se çdo herë tjetër është koha të vihen në balancë të dyja këto qëndrime, njëri për integralitet të gjerë dhe tjetri i cunguar, për të vlerësuar rëndësinë e tyre në peshoren e akordimit apo jo të statusit të shtetit kandidat për në BE. Për hir të së vërtetës, çështja e kufizimit të statusit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve nuk i ka munguar listimit të Rekomandimeve të Brukselit. Por, nisur nga përvoja dhe boshllëqet e deritanishme kushtetuese dhe institucionale në një vend si Shqipëria, kjo çështje e shkëputur nga zhvillimet e tjera nuk mund të sjellë as efektet e pritura dhe as reformimet e nevojshme. Përkundrazi, mund të sjellë madje instalimin gjithnjë e më të rrezikshëm të ushtrimit të presionit politik të mazhorancës ndaj opozitës dhe pasojat e mëtejshme të këtij presioni ndaj atyre lloj organeve, që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe e drejta institucionale e Bashkimit Europian i konsideron të pavarura. Në këtë kuptim, kufizimi i imunitetit është i lidhur ngushtë më së pari me forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese, emërimet e anëtarëve dhe titullarëve të tyre, si edhe me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të brendshëm e organeve të tilla.
Dhe, të gjitha këto zënë një vend të rëndësishëm në Paketën e 12 Rekomandimeve, apo kritereve, të përcaktuara në përmbajtjen e Progres-Raportit të Komisionit Europian për vitin 2011, çka u bë bazë për firmosjen në nëntorin e vjetshëm të një marrëveshjeje midis faktorit politik shqiptar dhe institucioneve kryesore vendimmarrëse të Bashkimit Europian. Duke konstatuar vlerësimet dhe rekomandimet e atij Progres-Raporti, si edhe angazhimet e formuluara në atë marrëveshje, si një diagnozë objektive e Shqipërisë për të zhvilluar Demokracinë, për të forcuar Shtetin e së Drejtës dhe për të mbrojtur vendosmërisht Liritë e të Drejtat Themelore të Njeriut, domosdoshmërisht nevojitet qysh prej afro një viti një reflektim i plotë i forcave politike parlamentare. Një reflektim, që do të shfaqej me fillimin e reformimit tërësor të sistemit të drejtësisë dhe strukturimit më të mirë të organit të rishikimit kushtetues, për të realizuar progresin e kërkuar në këtë fushë, si një nga prioritetet kyçe të Opinionit dhe Progres-Raportit të Bashkimit Europian.
Në këtë këndvështrim, nuk kanë kuptim zvarritjet e mëtejshme në pragun e përfundimit të ankthit të të tërë popullit tonë, të cilit, nëse së shpejti do të dëgjonte bilbilin për ndërprerjen pa rezultat pozitiv të lojërave të tilla politike, ndoshta do t'i duhej të bëhej vetë një barrierë e fortë, për të kufizuar pushtetin e atyre që ia vërtisin votat dhe përqeshin aspiratat europiane të tij. Atëherë, le të guxojë ndonjë lojtar kokëfortë t'i bjerë murit me kokë! Nuk shembet muri, koka çahet!
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)