E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryqi i Kuq Siria ne lufte civile

Kryqi i Kuq tha se lufta në Siri është përhapur aq shumë saqë konflikti tani mund të quhet një luftë civile.

Ndryshimi i statusit do të thotë që tani palët e përfshira në konflikt do të jenë zyrtarisht subjekt i Konventave të Gjenevës, duke i lënë ato më të ekspozuar ndaj ndjekjeve penale për krime lufte.

Kryqi i Kuq kishte konsideruar më parë vetëm zonat përreth, të Idlib Homs dhe Hama si zonat e luftës.

Ndërkohë, zyrtarët sirianë kanë kundërshtuar pretendimet se ata kanë përdorur armë të rënda në luftë të enjten.

SiriaJetë luksi për gruan e AssadSiri, sulmi në Tremseh, ndaj rebelëve Siri, vëzhguesit e OKB mbërrijnë në Tremseh Aktivistët fillimisht përshkruan luftimet në fshatin Tremseh pranë Hama, si një masakër të dhjetëra civilëve, por më vonë llogaritë treguan se shumica e të vdekurve ishin rebelë të armatosur.

OKB akuzoi forcat siriane për përdorim të artilerisë së rëndë, tankeve dhe helikopterëve, por Damasku i mohoi këto supozime dhe tha se vetëm dy civilë janë vrarë.

Nëse akuzat vërtetohen, do të thotë se Damasku ka thyer marrëveshjen e bërë me të dërguarin e OKB-së, Kofi Annan.

Më vonë të dielën, një filmim i shfaqur tregon luftime të ashpra në jug të Damaskut.

Aktivistët pretendojnë se luftimet kanë qenë më intensivet të para në kryeqytet që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në mars të vitit të kaluar.

Ata thanë se tanket dhe mortajat janë përdorur, ndërsa në disa zona banorët janë duke u larguar.

Deri tani nuk ka pasur konfirmim nga burimet e pavarura ndaj pretendimeve të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›