E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi i Kuq informon Presidentin per situaten e permbytjeve

Tirane 7 dhjetor NOA - Drejtuesit e Kryqit te Kuq Shqiptar Shyqyri Subashi dhe Zamir Muca kane informuar diten e sotme Presidentin Bamir Topi ne lidhje me situaten e krijuar nga permbytjet ne Shkoder.

Permbytjet raportim minute pas minute

Kreu i Kryqit te Kuq Shyqyri Subashi deklaroi gjate takimit se jane ndermarre shume misione per furnizimin me ushqime dhe veshmbathje ardhjen ne ndihme dhe asistencen psiko-sociale e solidaritetin njerezor per te gjitha familjet e prekura nga permbytja.

Presidenti Topi vleresoi veprimtarine dhe kontributin qe Kryqi i Kuq Shqiptar ka dhene dhe po jep ne ndihme te banoreve te prekur nga permbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta te diteve te fundit.

Topi shprehu gatishmerine e plote personale dhe institucionale per te rritur edhe me tej bashkepunimin dhe koordinimin ne mbeshtetje te punes vullnetare dhe humanitare dhe rritjes se ndjeshmerise e solidaritetit njerezor.

a.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›