E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamili pa qender shendetesore

Qendra e re shëndetsore e përfunduar dy vjet më parë në Ksamil është ende jashtë funksionit. Ajo nuk u mor asnjëherë në dorëzim nga komuna pasi nuk plotësonte kushtet teknike, cka ka bere qe 9500 banorë të Ksamilit në dimër dhe katërfishi i tyre në verë po përballen me vështirësi shumë serioze të lidhura më shërbimin shëndetsor.

Mjekët dhe stafi i infermiereve në Ksamil ushtrojnë detyrën në një godinë të vogël të amortizuar që nuk ofron as standartet më minimale për këtë shërbim.

Ndërkaq Drejtori i Qendrës Shëndetsore Ksamil thotë se nuk kanë arritur ende ta vënë në punë godinën, megjithë kërkesat e vazhdueshme drejtuar të gjitha institucioneve qëndrore e lokale.

Per me teper Ksamili ka çdo vit rreth 100 lindje të reja dhe qindra banorë të kthyer nga emigracioni, ndërsa cilësia e shërbimit shëndetësor është mjaft e ulët për shkak të mungesës së mjediseve, mjeteve dhe stafit të nevojshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›