E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen emigrantet ne Kakavije

Policia greke rifilloi kthimin pas të familjeve shqiptare të shoqëruara nga fëmijët e lindur në Greqi. Që prej mëngjesit e deri në orët e mbrëmjes numërohet të jenë kthyer pas rreth 30 familje me fëmijë, persona që udhëtonin drejt vendbanimeve të tyre në shtetin grek.

Arsyeja që ju është dhënë lidhet me korrigjimin që duhet bërë prej palës shqiptare në rubrikën e vendlindjes ku kërkohet që të gjitha toponimet të përshkruhen në të dy gjuhët shqip dhe anglisht.

Zyrtarisht konfirmohet se drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Admir Ibrija ka marrë takim me palën greke, ku prej kësaj të fundit i është njoftuar se pasaportat shqiptare të shtetasve të kthyer nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare për toponimet të cilat duhet të shfaqen në dokument edhe në gjuhën angleze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›