E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Messi, në barazim

Argjentina ka barazuar pa gola me Kolumbinë në ndeshjen kualifikuese për botëror. Messi ishte në bankën rezervë ndërsa u fut në lojë në minutën e 58 të ndeshjes.

Dy skuadrat mbetën me një lojtar më pak kur Higuain dhe Zapata u përjashtuan në minutën e 26 të ndeshjes pas dy ndërhyrjeve të palejueshme.

Me këtë barazim Argjentina ka 25 pikë në vendin e parë të tabelës së kombëtareve latino-amerikane, me pesë pikë më shumë se sa Kolumbia në vendin e dytë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›