E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Rodgers, synon katër lojtarë

Brendan Rodgers është kthyer nga pushimet. Trajneri i Liverpoolit thuhet se ka filluar menjëherë planet për blerjen e lojtarëve të ri.

Pas transferimit të Iago Aspas, Rodgers i ka në shënjestër katër lojtarë. Talenti i Barcelonës B, Luis Alberto, mbrojtësi i Sporting Lisbon, Thiago Llori, ylli i Shakhtar Donetks Henrik Mikhtaryan dhe portieri i Sunderland, Mignolet janë katër lojtarët që Rodgers i dëshiron te Liverpooli.

Rodgers i ka bërë thirrje skuadrës që të përshpejtoj këto transfere pasi që dëshiron që të ketë komplet skuadrën në fazën parapërgatitore./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›