E Diel, 1 Nëntor 2026

Ktheu magazinën në shtëpi bari, vetëdorëzohet në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës

Drejtori i burgut të Rrogozhinë Bilal Hasa është vetëdorëzuar në polici në kuadër të hetimeve se në një magazinë në pronësi të tij është gjetur një ‘shtëpi bari’ me 4 mijë rrënjë kanabis sativa.

Sipas burimeve, ai nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se nuk kishte shkuar prej muajsh në ambientin në fjalë.

Në kërkim vazhdon të jetë përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, Ervis Maci për akuzën ‘shpërdorim detyre’.

Sipas policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

LEXO EDHE: VIDEO/ Momenti kur policia mësyn në shtëpinë e barit. Në kërkim pronari drejtor burgu, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›