E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i Banesave miratohet akti normativ

Rreth 3200 banesa, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, do t’u lirohen pronarëve të ligjshëm të këtyre shtëpive.

Komisioni i ekonomisë miratoi me votat e maxhorancës aktin normativ "Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara".

Sipas këtij akti, qytetarët që janë strehuar në banesat e shpronësuara mund të përfitojnë kredi me interes zero.

Deputetët e opozitës në komision kundërshtuan alternativën e qeverisë pasi sipas tyre ajo nuk zgjidh çështjen e qytetarëve që dalin nga banesat, ndërsa shprehën rezerva edhe për afatin dymujor për aplikimin për kredi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›