E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i emigrantëve, shtohen masat në kufi

Gazeta Shqip

Pritja e mbërritjes së mijëra emigrantëve për festat e fundvitit ka bërë që policia kufitare të dyfishojë numrin e sporteleve në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dyfishimi ka ardhur fillimisht në Portin e Durrësit, pasi nga 20 sportele që qëndrojnë të hapura në terminalin e pasagjerëve në ditët normale, numri i tyre është dyfishuar, duke mbajtur në funksionim gjatë gjithë ditëve të fundit të vitit 40 sportele, për të shmangur radhët dhe pritjen e udhëtarëve. Një detyrë tjetër e veçantë që policia kufitare ka parashikuar lidhet me parandalimin e veprimtarisë kriminale në pikën e kalimit kufitar, si kalimi i paligjshëm i kufirit, lëvizja e personave që janë të kërkuar nga drejtësia shqiptare apo nga autoritetet ndërkombëtare të drejtësisë, vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, kontrabandës, krimeve të tjera ekonomike, por edhe trafiqe të ndryshme si ai i drogës dhe armëve.

Kthimi i emigrantëve, shtohen masat në kufi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›