Kthimi i krimit ne PostBllok Nga Frrok Cupi
Kjo eshte hera e pare ne historine e Bllokut kur njerezit i kthejne syte me kete menyre. Ne ndarjen mes mureve te selise se Komitetit Qendror te PPSH dhe nje lulishteje gjithmone misterioze perballe, perjete ka pasur ushtare te armatosur. Kushdo qe i kthente syte nga ajo rrugice qe tani te con te selite e dy bankave, kete e bente ose me frike ose me nje kuriozitet te njeriut lyres ndaj udheheqjes se Partise. Prej disa ditesh aty eshte ngritur nje monument, monument qe mbart deshmine e rende te diktatures. Mbi shtyllat e betonta te galerive te Spacit (qe quheshin armatura) duket se eshte ngarkuar gjithe pesha e dhimbjes per jetet e shkuara dem nen ate diktature te eger. Armaturat jane mbartur nga galerite boshatisura te ferrit dhe tanime kane marre pamje kockore, aq te gerryera por edhe qendruese ne nje varr te pafund qe ishte diktatura komuniste.
Dy artiste, Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi kane ngritur aty nje monument, qe per nga pastertia e idese dhe per nga humanizmi, ua kalon disa veprave te medha e me fame boterore qe deshmojne thelbin njerezor kunder te keqes. Ketu, pikerisht ketu ku ishte Postblloku qe ruante Bllokun komunist, tani ngrihet monumenti qe mund te quhej edhe ‘Larg Qofte Bllok”. Ketu kthejne syte njerezit, per here te pare, ndryshe nga asnjehere tjeter. Kur e kam pare ne mesdite me eshte dukur se ai monument lagej ne shi pa gajle, njesoj si nje deshmitar qe ka te vetmin pasion per te treguar per njerezit. Kur e kam pare ne mesnate, me eshte dukur se armaturat e betonit rridhnin gjak...
Kush ndalon para ketij monumenti?...
Ish te burgosurit e Spacit nuk kane mberritur akoma aq sa te bien ne sy para PostBllokut. Arsyeja eshte se ka nje mbingopje te tyre me armaturat dhe me skeletin kockor te vdekjes ne diktature. Kur Spaci te kthehet ne muze te madh per diktaturen komuniste, atehere mundet... Nje arsye tjeter per te burgosurit vizitore te munguar : Disa prej tyre kane marre pozicione politike ne anen e ish- diktatures dhe nuk mund te duken ketu. Madje degjohen tek thone: ‘po ky Fatosi, c’deshi, vetem ai i ditka vuajtjet...?!”
Edhe turistet e huaj nuk mburriten menjehere sapo u ngrit PostBlloku. Ata kane ardhur me vone, qendrojne gjate aty, bejne fotografi, madje edhe ne mesnate.
Perfaqesuesit politik te krahut qe mban ne ndergjegje hijen e vjeter ku nenkuptohen edhe burgjet e tmerrshme, as keta nuk erdhen. Madje as tani nuk kane mberritur akoma per te vizituar monumentin. Jo vetem kaq, por zera nga grupimi politik qe trashegoi Partine Komuniste, kane nisur te protestojne “pse u demtua burgu i Spacit duke i hequr shtyllat per Postbllokun....”. Nje absurd! Protesten “intelektualiste e kane botuar edhe ne gazeta...
Po cilet qene te paret para monumentit?
.... Ate dite ishte nje mot me shi te rende, me nje mot qe dukej se na kishte mbuluar ne gri si bunker. Rridhte qielli. Por njerezit qe kam pare te futur edhe dy nga dy nen te njejten ombrelle, kane qene portretet me te cuditshem. Keta, nje nga nje e dy nga dy, vinin e shkonin, pastaj ktheheshin perseri. Ktheheshin pa pushim... realisht e kam fotografuar kete pamje. Gjithe diten ate dite inaugurimi dhe diten e neserme... Dukej sikur njeri shkonte ne shtepine e shokut dhe e therriste te vinte aty... dhe tjetri vinte me vrap. Tani jane ne moshe, burra te thyer ose te transformuar nga portretet e djeshem tere vitalitet dhe egersi. Dy dite kam pare vetem ish- hetues, ish- anetare te Sigurimit te Shtetit, ish roje te rrethinave te Bllokut... Keta kane ardhur te paret te monumenti Post-Bllok.
M’u duk se krimi, ne formen e njeriut, u kthye aty. Nuk kam menduar vetem nje gje, por shume gjera, per ate qe pashe. E kisha lexuar psikologjine e kriminelit qe kthehet ne vendin e krimit, por kjo m’u duk here me e bute, here me e eger, here me e ndryshme.
Valle keta kthehen si syte e verber apo si dore e ngrire? Autoret e krimit ne diktature nuk treguan kurre pendese, dhe bash per kete mendova nje here se mos valle gjeten “kryqin” ku te pershpirten. Por nuk me bind as kjo ide...
Valle keta u kthyen pse mbajne akoma lidhje me krimin? Ne shkencen e kriminologjise kjo quhet “kontakte te mevonshme me sjelljet kriminale”. Per kete arsye deshmitaret ose autoret e krimit fokusohen gjithe jeten mbi pika si keto: Si u shkaktua krimi, si u mbajt ne fshehtesi, si u modifikua?... Mirepo as kjo nuk eshte e vetmja arsye e vizitoreve te pare, te autoreve qe i derguan njerezit ne burgje politike. Mes ketyre njerezve te gjalle ka nga ata qe ende nuk po tregojne ku ndodhen eshtrat e viktimave te komunizmit, te cilat akoma nuk po gjenden nga te afermit. Disa nga ish- nepunesit qe pashe para monumentit e dinin mire ku ndodhej varri i kryeministrit Mehmet Shehu, por kurre nuk treguan. Kam parasysh aktin e nje anetari te Royal Air Force me emrin Lionel Haward. Ky arriti te beje karakteristikat, nje per nje, te te gjithe shefave te rangjeve te larta te krimineleve te Hitlerit.
Por keta qe kane ardhur te monumenti PostBllok nuk e moren mundim te hapin kutine. Ne ndergjegjen e tyre ka skelete kockore armaturash me te kobshme se armaturat e lodhura te minieres se Spacit.
Keta qe erdhen te paret para monumentit nuk kane me asnje kapacitet per t’i derguar njerezit ne kasaphane, as nen armatura, as ne galeri, as ne ferr... Keta nuk jane as recitiviste, as te lindur kriminele, por as te sheruar nga krimi. Monumenti, nje akt kujtese dhe arti, me ne fund i beri qe te vijne te paret, njesoj si ne vendin e krimit.