Ku dhe kur?
Kryengritjet e vendeve në brigjet e Mesdheut dhe përplasjet e ndryshme politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor shpërfaqin një sfidë për Europën dhe tërë Botën Perëndimore. Aq e madhe është kjo sfidë, sa qysh tani kanë nisur të artikulohen dhe perceptohen qartë dy parime kryesore ku mbështetet veprimtaria e kombeve të zhvilluara ndaj këtyre ngjarjeve.
Së pari, europianët e dinë më mirë se kushdo tjetër sa i gjatë dhe i dhimbshëm ka qenë rrugëtimi i tyre drejt lirisë. Rrugëtimi i tyre drejt demokracisë liberale të shekullit XX ka qenë i ngadalshëm, ndërsa vet Bashkimi Europian ka lindur nga hiri i konflikteve, që u sjell atyre në kujtesë sa e tmerrshme është jeta kur mungon demokracia.
Së dyti, pa dyshim që demokracia është një çështje zgjedhjesh, por që thellohet më tej në disa drejtime themelore. Leksioni që kanë nxënë europianët gjatë stërmundimeve të veta është se nevojitet ajo që quhet “demokraci rrënjësore”: respektim i shtetit të së drejtës, i lirisë së shprehjes, pavarësi e pushtetit gjyqësor, paanshmëri në administrim dhe pacenueshmëri e pronës private. Pra, bëhet fjalë jo vetëm për të ndryshuar qeveritë që kanë humbur besimin e popullit, por edhe për të ngritur institucione që mbështeten te e drejta dhe qëndrime politike të matura.
Në këtë auditor të gjerë nevojash jetësore, zhvillimesh të pashmangshme dhe idesh progresive, rruga e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian nuk duket që të jetë shumë e shkurtër. Sikurse nuk është as fort e shtruar ose e lehtë për t’u përshkuar. Pra, finishi i kësaj rruge nuk mund të arrihet sa hap e mbyll sytë, as edhe pa ngërçe e pengesa. Peizazhin e plotë të kësaj rruge e kanë ekspozuar me ndriçim të mjaftueshëm galeritë politike dhe juridike të Brukselit e Strasburgut, ç’ka paraqet se është e pamundur në këto kushte “një mbështetje e stimuluar e hyrjes”, rrjedhimisht “një anëtarësim pa përkatësi” në familjen europiane. Pra, duhet pritur që vlerat themelore të Bashkimit Europian dhe të jehonës institucionale e praktike të tij të gjenden në përvojën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.
Që këtej shtrohet pyetja e parë: ku pritet të ndodhin këto ndryshime të ndjeshme? Sigurisht, në Shqipëri, në jetën individuale të çdo shtetasi e rezidenti të saj dhe në atmosferën e përbashkët të tyre. Pikërisht në këtë vend, ku gjatë 20 viteve të pluralizmit politik asnjëherë nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, ku shkelet në mënyrë të pamëshirshme e të përhershme Ligji Themelor i shtetit dhe norma të tjera juridike të së drejtës, ku shumica e qytetarëve nuk gëzojnë paqësisht pronën private, ku liria e shprehjes përcillet me indiferentizëm dhe përçmim nga organet shtetërore, ku varfëria masive tronditëse shërben mjerisht si shtrati më komod i pasurimit më të padrejtë të një grushti njerëzish, ku liderët udhëheqin herë me kërcënimin e herë me premtimin e masave politikisht administrative dhe jo me transparencës e motiveve të këtyre masave, ku shpërdorimet e detyrave zyrtare bëhen bazë për shitjen e pasurive kombëtare deri edhe të kufijve shtetërore, ku...
Kemi të bëjmë me një katalog voluminoz bëmash arkaike, shfletimi i të cilit pasqyron gjymtimin edhe të elementëve më të sipërfaqshme të demokracisë nga sundimi i një klike dhe jo i ligjit. Këtij katalogu iu shtuan së fundmi pamjet e një demonstrate popullore të 21 janarit, nëpërmjet së cilës synohej të drejtohej gishti te kjo tërësi pengesash në rrugën drejt integrimit, por që iu zgjeruan konturet me përgjigjen e plumbave në gjokset, krahët dhe lulet e ballit të protestuesve.
Që këtej, natyrshëm shtrohet pyetja e dytë: kur do të fillojë të ushtrohet ajo forcë e domosdoshme për ta hedhur në greminat e së shkuarës këtë tërësi pengesash në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian. Sado që duket qartë, se po bie sipari i tranzicionit të zgjatur dydekador i Shqipërisë, sado që atmosfera e saj është mjaft e elektrizuar dhe vë në rrezik të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, përsëri ende dëgjohen krahas klithmave të dhimbjes edhe zëra të dobët për injorimin e vlerave të vërteta të situatës së krijuar. Këta zëra i rrëfejnë zgjedhjet e pritshme për organet e vetëqeverisjes vendore si thjesht administrative, që nuk kanë rëndësi për progresin e krejt vendit. Por në të vërtetë, askush nuk mund të mohojë që zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, i krejt procesit elektoral të tyre dallohet prej paraprirjes nga një krizë e rëndë komplekse që vuan vendi. Nga një krizë që ngjan me skeletin e atrofizuar eshtror të krejt organizmit shtetëror, të krejt institucioneve të tij. Dhe, kështu merr përgjigje të qartë pyetja e bërë. Pra, koha nuk është aq bujare sa të presë një popull të tërë që me zvarritje të pafundme t’i japë fund lëngimit të gjatë të tij. Koha rrjedh shpejt, rrjedh si rëra midis gishtërinjve.
Prandaj, përgjigjet e qarta dhe me plot gojën e pyetjeve të mësipërme u japin zgjedhjeve të 8 majit një kuptim shumë të gjerë, përtej perimetrave lokale. Sikurse e veshin elektoratin shqiptar me një përgjegjësi edhe më të madhe se sa ajo për të hedhur votën me preferencën e ndonjë kandidati apo ndonjë partie politike. Rruga drejt integrimit duhet hapur këtu. Rruga drejt integrimit duhet nisur të hapet tani. Atë duhet ta hapin shqiptarët. Atë duhet ta hapin brezat e sotëm, për t’u lënë si trashëgim pasardhësve të tyre zhvillimin dhe qytetërimin e kombeve të kulturuara europiane. Sepse, siç është provuar tashmë, BE–ja ndoshta nuk është më e shpejta për të ndërhyrë, por shpesh është Ajo që mbetet më gjatë.