Ku duhet te korre autokombajna e Kryeministrit? Nga Armand Shkullaku
Nje dite pasi Kryeministri i Kosoves celi fushaten e korrje-shirjeve mbi nje autokombajne, EULEX nisi fushaten e arrestimeve te paralajmeruara duke vene ne pranga dy persona, mes te cileve nje zyrtar te Qeverise dhe LDK-se, nen akuzen e evazionit fiskal. Ndersa EULEX evitoi te bente komente mbi arrestimin e mjekut te njohur Ilir Tolaj, aktualisht keshilltar i Ministrit Bujar Bukoshi, Kryeministri Thaci zgjodhi te flase publikisht per kete rast ne ambientet e nje kompanie te dalluar ne shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit. Ndryshe nga me pare, kete here Kryeministri pershendeti aksionin e EULEX-it dhe deklaroi tolerance zero ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar kudo dhe ndaj kujtdo qofte. Edhe vendi edhe teksti i deklarates nuk ishin te rastesishem. Kishin si qellim te tregonin se pozicioni i kreut te Qeverise eshte ne mbeshtetje te atyre qe respektojne ligjin dhe jo te atyre qe abuzojne me te, se ne ceshtjen e luftes kunder korrupsionit, Hashim Thaci kerkon te jete ne sinkron me pritjet e qytetareve, ne krahun e opinionit publik e te drejtesise, dhe se nuk eshte pjese e dyshimeve apo akuzave qe rendojne mbi mazhorancen e tij. Se sa i sinqerte dhe sa i besueshem do te jete ai ne kete perpjekje, kjo pritet te provohet. Rasti Tolaj i dha Kryeministrit mundesine te flase, por jo mundesine per te qene i besueshem. Ilir Tolaj eshte anetar i LDK-se dhe kjo ia ka bere me te lehte Kryeministrit ta cilesoje arrestimin e tij si fillim te suksesshem te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Por, ai nuk e tregoi te njejtin entuziazem edhe me pare. Ky ndryshim i qendrimeve krijon pershtypjen se lufta kunder korrupsionit vleresohet me standarde te dyfishta dhe rrezikon te perdoret si karte politike ne zgjedhjet e ardhshme, jo per te goditur fenomenin por kundershtarin politik. Prandaj deklarata e Kryeministrit e dy diteve me pare mbetet e pamjaftueshme.
Po keshtu, lideri i PDK-se foli per fillim te suksesshem te luftes kunder krimit dhe korrupsionit duke iu referuar Rastit Tolaj, nderkohe qe ky i fundit akuzohet zyrtarisht per shmangie tatimi dhe tashme e pret gjykimin ne gjendje te lire. Sigurisht, nese kjo eshte e vertete cdokush duhet te pergjigjet perpara ligjit. Edhe vleresimet se ne Kosove te gjithe i fshehin tatimet shtetit, apo pse arrestohet dikush me i dobet dhe jo ata qe kane bere miliona, etj., jane populiste dhe drejtesia duhet te veproje per te gjithe. Por, politikisht perseri ka nje problem per liderin e mazhorances. Nese dikush perfundon ne burg per shmangie tatimi dhe Kryeministri mban qendrim publik, ai vazhdon te heshte kur zyrtare te tjere te larte, pjese e familjes se tij politike, akuzohen per krim te organizuar dhe korrupsion ne shifra alarmante. Juridikisht, te gjithe konsiderohen te pafajshem deri ne nje vendim te formes se prere te gjykates, por politikisht nuk mund te behen diferencime te tilla. Edhe ne kete rast, Kryeministrit Hashim Thaci do t’i duhet shume me teper per te fituar besueshmerine e opinionit publik ne angazhimin e tij te shpallur kunder krimit dhe korrupsionit.
Nxitimi per ta cilesuar Rastin Tolaj si shenje te mire te luftes kunder korrupsionit krijon edhe nje tjeter problem per Kryeministrin Thaci, ate te sinqeritetit politik perballe qytetareve. Pavaresisht faktit qe nese rezulton fajtor, keshilltari i Ministrit te Shendetesise duhet te pergjigjet perpara drejtesise, ne Kosove te gjithe e dine se problemi kryesor per vendin nuk eshte evazioni fiskal, por korrupsioni ne nivele te larta. Duke folur per tolerancen zero ndaj nje rasti me permasa modeste dhe duke toleruar ne praktike raste te tjera me te renda, qytetaret kane te drejte te dyshojne ne sinqeritetin e kreut te Qeverise. Tolerancen zero ata presin ta shohin aty ku te gjithe e tregojne me gisht: ne abuzimet e medha me fondet publike. Kryeministri Thaci ka nisur nje levizje politike, ate te distancimit nga korrupsioni dhe ka shpallur se do ta luftoje ate kudo dhe ndaj kujtdo qofte. Serioziteti dhe besueshmeria ne kete levizje do te percaktoje edhe suksesin e tij te ardhshem elektoral. Por, ato nuk vijne vetem me deklarata te vecanta e per raste te vecanta. Autokombajna e “bujkut” Thaci duhet me pare te nise korrjen brenda kopshtit te tij.