E Diel, 1 Nëntor 2026

Kualifikueset e Botërorit për femra/ Rusta arbitre e katërt, ndihmon skuadrën e arbitreve nga Kosova në ndeshjen Estoni-Lihtenshtajn

Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA si arbitre e katërt në ndeshjen mes Estonisë dhe Lihtenshtajnit. Takimi, i vlefshëm për Kualifikueset e Botërorit të femrave, do të luhet më 14 prill në Talin në “A.Le Coq Arena”.

Kryesorja e këtij takimi do të jetë një arbitre nga Kosova. Rita Vehapi do të arbitroi ndeshjen me ndihmën Lumturije Muhadrit dhe Fitore Govorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›