E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kube disidenti prangoset 3 here per 2 dite

Përfundon në pranga për të tretën herë brenda 2 ditëve, disidenti kubanez, Guillermo Farinas.

Këtë radhë Farinas u prangos bashkë me 10 disidentë të tjera teksa po vendosnin buqeta me lule në monumentin e liderit të pavarësisë së Kubës, Jose Marti.

Farinas u prangos vetëm 2 orë nga lirimi pas arrestimit të fundit, ku kishte kaluar një natë në dhomat e paraburgimit.

Disidenti kubanez tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare vitin e kaluar, kur ishte pranë vdekjes për shkak të grevës së urisë 134 ditore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›