E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kube mister mbi shendetin e Castro-s


Hije misteri kanë mbuluar gjendjen shëndetësore të Fidel Castro-s, pas zërave që kanë qarkulluar në orët e fundit në Twitter, se ishte shumë i sëmurë, ose se kishte vdekur.

Por në Kubë gjithcka rrjedh normalisht. Edhe pse lideri i madh, tashmë 85-vjecar, nuk shfaqet në publik prej ditësh, shumë njerëz janë të bindur se bëhet fjalë për “brockullat” e radhës.

Gjithësesi, mesazhet në Twitter kanë qenë insistues, të shumtë dhe nga e gjithë bota. Edhe disidentja Yoani Sanchez ka ndërhyrë dhe ka thënë se nuk di asgjë mbi gjendjen e Castro-s.

“Telefoni im bie pa pushim. Më telefonojnë për të më pyetur nëse është e vërtetë që ai është rëndë. Unë nuk e di. Por nëse do të ishte kështu, ne kubanezët do të jemi të fundit që do të informohemi”, ka thënë disidentja në blogun e saj.

Ndërkohë, sipas faqes së internetit “Naked Security”, që heton mbi problemet kibernetike, gjithcka e ka zanafillën tek një mesazh “spam” që përmbante një virus me titullin “Fidel Castro ka vdekur”.

Bashkangjitur me mesazhin është edhe një fotomontazh me liderin kubanez, i shtrirë në krevat, me kokën të mbështetur tek jastëku dhe sytë e mbyllur.

Në një link gjendet edhe një video, që në të vërtetë është një program gati të infektojë sistemet software.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›