E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubica operacioni i fundit te merkuren

Piloti polak i Formulës 1, Robert Kubica, do t’i nënshtrohet operacionit të tij të fundit më herët nga sa ishte parashikuar, pasi gjendja e tij e mirë shëndetësore e bën të mundur këtë.

Lajmi u informua më parë gjatë ditës nga burimet mjekësore të spitalit italian të Santa Corona de Pietra Ligure, ku ai është duke u kuruar.

Kubica do t’i nënshtrohet operacionit të tretë për rindërtimin e bërrylit të thyer, pas dy ndërhyrjeve të tjera të mëparshme kirurgjikale, në krahun e djathtë dhe në këmbë e ije.

”Kuadri klinik është kaq i kënaqshëm, sa që na lejon të programojmë ndërhyrjen e fundit mbi Kubica-n më parë nga sa ishte parashikuar, që në ditën e premte”, shkruhej në buletinin mjekësor.

Gjithashtu, informohet se 26-vjeçari është në përmirësim të vazhdueshëm, por do të qëndrojë nën mbikqyrje të shtuar në dy ditët e ardhshme, për të monitoruar të gjithë parametrat përpara se të hyjë në sallën e operacionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›