Kuccedilove dhendrri vret vjehrrin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e ditës së shtunë Kuçovën ku dhëndrri vret vjehrrin, plagos vjehrrën, bashkëshorten e tij dhe më pas largohet.
Krimi është regjistruar në lagjen 1 Maji të qytetit. Nga informacionet paraprake nga uniformat blu mësohet se dhëndrri ka goditur për vdekje vjehrrin e tij, ka plagosur vjehrrën dhe bashkëshorten e tij dhe është larguar nga vendngjarja para se të mbërrinte policia.
Policia ka identifikuar autorin si Riza Latifi dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të krimit të rëndë ku rol kyç pritet të luajë dëshmia e dy të plagosurave, nënë e bijë që ndodhen në spital.
Ngjarja e Kuçovës mbërrin një ditë pas prangosjes së një 25-vjeçarje nga fshati Hotesh i Komunës Luzni në rrethin e Peshkopisë me akuzën e vrasjes se vjehrrës së saj 63-vjeçare.
Viktima Naime Skuka rezultonte e zhdukur prej tre ditesh, por sipas policisë që arrestoi shtetasen Xhemile Skuka, nusja e djalit të viktimës, 63-vjeçarja ishte qëlluar dhe vrarë me mjete të forta e më pas dyshohet se në bashkëpunim me kunatën e kanë varrosur viktimën në kasollen e bagëtisë.
Sipas të dhënave të para ka qenë një person që ka parë ngjarjen dhe që ka njoftuar në polici. Viktima dhe autorja jetonin së bashku, ndërsa bashkëshorti i saj është emigrant në Greqi. Sipas dëshmitarëve mes dy grave kishte një konflikt të vazhdueshëm.
Në dëshminë e dhënë për uniformat blu, 25-vjeçarja pranoi autorësinë duke shtuar se kishte vrarë vjehrrën për shkak se kjo e fundit merrte paratë që i niste bashkëshorti nga Greqia.