Kuci: Brukselit’i heqë dilematpër Kosovën
PRISHTINË- Në një intervistë për mediat kosovare Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është shprehur se Kosova ka nevojë për një qartësi të pozicionit të Bashkimit Evropian në raport me të. Emërimi i një përfaqësuesi të përkohshëm të Bashkimit Evropian për Kosovën, në Prishtinë shihet si rrjedhojë e dilemave dhe hezitimeve që ka në Bruksel për Kosovën.
Kuçi ka thënë se BE-ja do të duhej që të rriste shkallën e përfaqësimit dhe në vend të një zyre ndërlidhëse që ka sot në Kosovë, të vendosë një mision siç ka bërë edhe në vendet tjera.
“Mendoj që BE-ja duhet ta mendojë shkallën e përfaqësimit më të lartë sesa që e ka pasur deri më tani. Nëse e ka pasur një zyre ndërlidhëse, them se tash duhet të mendojë që ta bëjë një mision çfarë e ka edhe në vendet e tjera. Këtu, me siguri, që ka dilema në mbështetje të anëtarëve të BE-së, por ajo që mund të themi është se BE-ja nuk ka dilema për perspektivën evropiane të Kosovës dhe mbi këtë bazë duhet ta shohë misionin e saj në Kosovë dhe jo mbi bazën e politikave të jashtme të shteteve veç e veç që janë anëtare të BE-së”, ka thënë Kuçi.
Sipas tij Brukseli ka nevojë që t’i heqë dilemat që ka në raport me Kosovën në mënyrë që t’i mundësojë shtetit më të ri të ecë përpara në proceset integruese dhe kontraktuese me BE-në dhe vendet anëtare. “Ajo që mund të them është që BE-ja ka nevojë që pengesat politike t’i heqë në raport me Kosovën, ndërsa pengesat apo kushtet tjera Kosova duhet t’i plotësojë përballë BE-së”, shtoi Kuçi.
(m.a/rel/BalkanWeb)