Kuci: Presion Beogradit te mos nxise trazira

Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuçi deklaron se qeveria po merr masa qe te qetesoje gjendjen ne Mitrovice, por edhe te siguroje jeten e banoreve ne kete zone.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Ne nje interviste per BBC-ne, numri dy i qeverise se Kosoves theksoi se qellim eshte rritja e gadishmerise se forcave te rendit ne koordinim me KFOR e EULEX, bashkepunimi me qytetaret dhe kontaktet me nderkombetaret per t'i bere presion Beogradit qe te mos nxise trazira ne territorin e Kosove.
"Ne po punojme paralelisht ne arritjen e objektivave tona per te siguruar jeten e komuniteteve qe jetojne brenda territorit te Republikes se Kosoves", u shpreh Kuci.
Duke folur kompensimin e qytetareve te Mitrovices, pronat e te cileve u demtuan nga trazirat e fundit, Kuci theksoi se ky eshte nje stimulim per te rikthyer punen ne veri, por gjithashtu eshte edhe perkujdesje per te gjithe shtetasit e Kosoves.