Kufiri Shqipëri-Greqi në Kakavijë, sa shtetas kanë hyrë dhe dalë

Kakavijë, 19 Gusht NOA Update - Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit të kontrollit kufitar Kakavijë vazhdon të jetë i lartë fluksi i ardhjes së emigrantëve për pushime në vendin tonë, por edhe fluksi i kthimit të tyre për ne vendet e punës.
Gjatë ditës së sotme kanë hyrë për në Shqipëri 5 600 shtetas dhe 1 350 automjete dhe 32 autobuzë, ndërsa kanë dalë për në shtetin grek, 4 120 shtetas, 700 automjete dhe 38 autobuzë.
Kurse gjatë 24 orëve të ditës së djeshme, kanë hyrë 6 700 shtetas dhe 1 740 automjete dhe kanë dalë 6 500 shtetas dhe 1 650 automjete.
Pala shqiptare po punon me 6 sportele në hyrje dhe 6 në dalje ndërsa pala greke punon me 3 sportele në dalje për në Shqipëri dhe 4 sportele për në hyrje për në Greqi.
Autoritetet konfirmuan për agjencinë NOA se radhë nuk ka as në hyrje dhe as në dalje.
Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, tha sot se ajo ka marrë masa për tu krijuar lehtësirat e mundshme ligjore emigrantëve dhe turistëve të huaj, me qëllim shmangien e radhëve të gjata.
Megjithëse fluksi i kthimit të emigrantëve krahasuar me një vit më parë është shumë më i madh, në sajë të masave të marra në këtë pikë kontrolli kufitar gjatë gjithë sezonit, janë shmangur radhët e gjata.
Edhe në drejtim të goditjes së trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore që mund të zhvillohen nëpërmjet pikave të kontrollit kufitar apo nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek duke përfituar edhe nga fluksi i madh i emigrantëve, Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, kanë shtuar shërbimet duke intensifikuar kontrollet për të goditur ndonjë trafik të mundshëm të lëndëve narkotike apo të qenieve njerëzore.
Më poshtë mund të shihni statistikat e sezonit veror 2009 krahasuar me sezonin veror 2008:
Nt
Aktiviteti
2008
2009
Qershor
Korrik
Gusht
Shuma
Qershor
Korrik
Gusht
Shuma
H Y R J E
1
Shtetas shqiptarë
51304
86689
113334
252.327
64848
93362
116908
275118
2
Shtetas të huaj
4126
6149
6523
16.798
6663
7584
7877
22.124
3
Mjete Shqiptare
13955
20405
29125
70.485
17674
24223
30253
72150
4
Mjete të huaja
1241
1569
1268
4.078
1798
2597
2227
6622
Të dhënat u ofruan për agjencinë NOA, nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
/v.d/e.l/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT