Kufizimi i imunitetit, LSI dakort me ndryshim te Kushtetutes
Ilir Saqellari
Levizja Socialiste per Integrim, shprehu dje gatishmerine per heqjen e imunitetit te deputeteve, por bazuar ne ndryshimin e Kushtetutes. Kryetari i Grupit Parlamentar te LSi-se, Pellumb Xhufi, hodhi poshte mundesine e pajtimit me propozimin e shumices, ne raportin e Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit dhe kritikoi kryetarin e qeverise Sali Berisha se kishte abuzuar me mundesine e bashkepunimit me LSI-ne per kufizimin e imunitetit te deputeteve .