E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes, je veshur në mënyrë shumë provokative!

Share

Një studente e Universitetit Brigham në Utah, SHBA, ka mbetur e shokuar në Ditën e Shën Valentinit. Brittany Molina, 21 vjeç, po shëtiste në kampus, kur një student iu afrua dhe i la një letër në dorë. Ajo mendoi se do ishte një shënim dashurie, por rezultoi se ishte një letër me këshilla në formë paralajmërimesh. Duhet të marrësh në konsideratë atë që ka veshur pasi ka ndikim negativ tek meshkujt dhe femrat rreth teje. Shumë njerëz vijnë në këtë universitet për shkak se ndjehen të sigurt, moralisht dhe fizikisht. Ata i binden Kodit të Nderit. Prandaj të lutem merre në konsideratë këtë Kod, për të cilin ke rënë dakord, sa herë që vishesh. Faleminderit, thuhet në letër. Molina postoi menjëherë në Twitter foton e saj atë ditë duke pyetur njerëzit se a është provokative me atë veshje.

Por universiteti ku studion ajo është themeluar dhe mbështetet nga sekti Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Vona. Universiteti është nën ndikimin e fortë të sektit të mormonëve dhe studentëve iu ofrohet edhe mundësia të fokusohen tek ky besim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›