E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes nga mashtrimet në WhatsApp, AKSK thirrje qytetarëve: Mos ndani kodin e verifikimit

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (AKSK) u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar me llogaritë e tyre në WhatsApp, pas raportimeve për raste të komprometimit të llogarive në rajon. AKSK këshillon përdoruesit të marrin masa për të rritur sigurinë e llogarive dhe për të shmangur rënien pre e tentativave për vjedhjen e të dhënave apo marrjen e kontrollit të llogarisë.

Një ndër masat kryesore të rekomanduara është aktivizimi i verifikimit me dy hapa, ndërsa qytetarët këshillohen të mos ndajnë me askënd kodet e verifikimit që marrin në telefon.

Gjithashtu, AKSK rekomandon kontrollin periodik të pajisjeve të lidhura me llogarinë WhatsApp, si dhe shmangien e hapjes së linqeve të dyshimta që mund të dërgohen përmes mesazheve.

“Kodi i verifikimit është personal. Mos e ndani me askënd!”, është apeli i AKSK-së për përdoruesit e aplikacionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›