E Martë, 3 Nëntor 2026

Kujdesi ndaj kafshëve, Elsa diskuton me Xhesikën: Gomari është bërë xheloz, vajzat përkëdhelin vetëm Lunën

Mbremjen e sotme, Elsa ka diskutuar rreth kafshëve me Xhesikën.

Ajo tregon se gomari është bërë xheloz që kur kali, pra Luna ka ardhur në fermë. Fermerja shprehet se të gjitha gocat e “Ferma VIP” përkëdhelin më shumë Lunën sepse është më e bukur.

“Gomari është xheloz, është super xheloz. Atij ja ka marrë platenë Luna. Ai ishte i pari i fshatit, ka ardhur Luna dhe ai nuk është më i pari i fshatit. Të gjitha gocat shkojnë përkëdhelin Lunën dhe ajo është e bukur. Sa ka rdhur Luna ai është xheloz”, shprehet Elsa. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›