Kujt i përket toka te Gjuri i Plagosur?
Një parcelë toke është në shitje. Po të ishte një tokë e zakonshme do të kushtonte 10 mijë dollarë. Por për shkak të një masakre të ndodhur aty, kushton 3.9 milionë dollarë dhe fisi indian Siuks nuk i ka paratë
Indianët e Amerikës
Varreza te Gjuri i Plagosur është në shitje me çmim të reklamuar prej 3.9 milionë dollarësh
Matt Wells, BBC
Një pjesë e zonës historike te Gjuri i Plagosur është nxjerrë në shitje. A duhet që kjo copë toke të zhvillohet si resort përkujtimor apo të lihet në paqe në respekt të popullit Siuks që vdiq këtu?
Pothuajse sapo përfundoi masakra e vitit 1890 te Gjuri i Plagosur, një betejë për të përkufizuar se çfarë ndodhi atë ditë të zezë dhjetori, filloi të luftohej. Për shumë dekada, qëndrimi zyrtar në Uashington ishte që veprimet e Kavalerisë së Shtatë qenë heroike.
Shtëpia e Bardhë dhe aleatët e saj në Dakotën e Jugut patën investuar shumë kapital politik në pushtimin e tokës së fiseve vendase dhe përdorimin e saj. Ata përdorën ushtrinë për të mposhtur rezistencën e indianëve të Amerikës.
Ajo që ndodhi te Gjuri i Plagosur u promovua si fundi i të ashtuquajturave luftërat me indianët, një fitore përfundimtare për qeverinë e SHBA-së. Administrata e Presidentit Benjamin Harrison lavdëroi taktikat ushtarake të përdorura dhe lëshoi 20 medalje nderi për ushtarët. Gazeta New York Times tregoi një histori të ndryshme. Në atë kohë ajo shkroi se indianët e Amerikës qenë grabitur në kohë paqeje, qenë lënë të uritur dhe të zemëruar për të hyrë në luftë dhe pastaj qenë gjuajtur dhe vrarë nga qeveria.
Te Gjuri i Plagosur, mbi 300 burra, gra e fëmijë të paarmatosur u vranë. Dhe raportet zyrtare nga qeveria që e kritikonin masakrën thjesht u fshehën. Trashëgimtarët e Siuks vijojnë të jetojnë në rezervatin e Kurrizit të Pishave. Ata mbajnë mend tregimet e dëshmitarëve të kohës për krimin dhe lajmi se një pjesë e historisë së tyre të dhimbshme mund të shitet jashtë fisit, ka shkaktuar tronditje.
Parcela prej 40 akrash, (afërsisht 23 hektarë), pjesë e vendit të masakrës, është nxjerrë në shitje dhe pronari u ka dhënë kohë indianëve deri më 1 maj për të sjellë 3.9 milionë dollarët. Nëse ata nuk paguajnë, pronari, James Czywczynski, thotë se do të jetë i detyruar ta shesë te ndonjë nga blerësit komercialë që, sakaq, kanë shprehur interes dhe që duan ta përdorin tokën si një atraksion turistik.
Shumë Siuks Lakota thonë se kjo përbën sakaq një akt shantazhi dhe babëzie, sepse një copë tokë e tillë në treg të hapur nuk kushton më shumë se 10 mijë dollarë. Pronari pretendon se një ekspert i qeverisë i ka thënë ta nisë me një çmim prej 100 mijë dollarësh për akër, (4300 metra katrorë), për shkak të rëndësisë historike të tokës.
Czywczynski, i cili ka mbajtur tapinë që nga vitet 1960, thotë se është i dëshpëruar që fisi nuk ka shkuar ta blejë tokën më parë, duke thënë se ata kanë qenë gjithmonë të pavendosur. Tani ai dëshiron ti japë fund kësaj historie.
Ata duan që unë tua jap atyre tokën. Disa thonë se unë duhet ta shes për një çmim të arsyeshëm, thotë ai, duke folur pranë shtëpisë së vet në qytetin Rapid. Ne i duam paratë për ti shpërndarë te familja, për të paguar ca borxhe.
Duke qëndruar në majë të kodrës së izoluar dhe të mbuluar nga dëbora, ku viktimat e ngjarjes u varrosën në një varr masiv, Nathan Blindman, një nga anëtarët e fisit, thotë se ai vijon ta ndiejë ankthin e paraardhësve të tij. Ai, si shumica e trashëgimtarëve të viktimave të masakrës, besojnë se zhvillimi i tokës në çfarëdolloj mënyre është i gabuar.
Por mjafton të qëndrosh në rezervatin e Kurrizit të Pishave për pak kohë për të kuptuar se ka mosmarrëveshje mbi çështjen. Brandon Ecoffey, redaktor menaxhues i gazetës vendase dhe anëtar i fisit, thotë se disa nga gjenerata e re mendojnë se ndjeshmëria e pakompromis është një gabim. Ai beson se visi Oglala Siuks te Kurrizi i Pishave duhet ta kapë mundësinë për ta blerë tokën dhe për të krijuar të ardhura përmes turizmit të përgjegjshëm. Aktualisht nuk ka përkujtimore zyrtare në këtë vend. Një memorial apo një muze do të tërheqë njerëz në zonë dhe do të krijojë vende pune. Nëse fisi nuk ka para për ta blerë tokën, ata duhet të pranojnë ndihmë nga burime të jashtme, thotë ai.
Ka një numër vendesh përkujtimore nëpër borë, ku njerëzit kanë krijuar muze… të cilat bëjnë drejtësi për njerëzit që vdiqën atje, tha ai. Të mos përfitosh nga historia jonë i bën një mosshërbim si bashkësisë ashtu edhe paraardhësve, të cilët unë besoj se do ta pëlqenin të na shihnin në gjendje më të mirë nga sa jemi aktualisht.
Por nuk është vetëm vrasja tragjike e vitit 1890 që i jep tokës në këtë pjesë të varfër të Dakotës së Jugut, rëndësinë historike. Më 1973, disa qindra vendas së bashku me aktivistë radikalë nga Lëvizja e Indianëve të Amerikës, u mblodhën në fshatin pranë Gjurit të Plagosur për të protestuar ndaj abuzimeve të qeverisë.
Protesta përfundoi me një përplasje të dhunshme me agjentët federalë dhe vijoi për 71 ditë. Rrethimi i galvanizoi indianët e Amerikës në të gjithë kontinentin, por la të çara të thella në vend, madje edhe brenda familjeve, gjë që solli hakmarrje vrasëse nga të dyja palët.
Në selinë e tij qendrore në Mineapolis, një nga themeluesit e Lëvizjes, Clyde Bellecourt, thotë se shqetësimet politike duhet të marrin rëndësi. Në kushtet e vështira të banimit ku gjenden dhe me varësi të tepërt ndaj vetëvrasjeve, argumenton ai, si mundet që një qeveri fisi të mendojë për çuarjen dëm të burimeve në një copë tokë, pavarësisht historisë së saj?
Shumë vendas vrasin mendjen se pse toka nuk i përket fisit. Një ish-kryetar i fisit Siuks të lumit Çejene, beson se Presidenti Barak Obama ka përdorur një urdhër ekzekutivi për ta kthyer tokën në një monument kombëtar.
Ish-punëtori i ndërtimit, Leon Grass, është një nga