E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, 75 deputetë votuan pro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kandidaturën e LDK-së, Kujtim Shala, për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Shala mori 75 vota pro, ndërsa një deputet votoi kundër dhe katër abstenuan.

Votimi vjen pasi PDK-ja njoftoi tërheqjen e kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit.

Përmes një letre zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, PDK-ja bëri të ditur tërheqjen e kandidaturës së Çitakut, në kuadër të vendimit të saj për të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në shqyrtimin e çështjes së konstituimit nga Gjykata Kushtetuese.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›