E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kujtohet e Premtja e Zezë/ Besimtarët ortodoksë mbajnë shërbesën për Epitafin, të dielën festohet Pashka

Besimtarët ortodoksë në Tiranë, por edhe në mbarë vendin kanë kujtuar sot atë që njihet si e premtja e zezë.

Besimtarët ortodoksë në kryeqytet, por edhe në Korçë e në qytete të tjera, kanë mbajtur shërbesën për Epitafin, ndërsa të dielën do të jetë edhe Pashka Ortodokse.

“Sot mbahet shërbesa dhe dalja e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kanë premtuar ditën e premte, të premten e zezë, kjo ditë simbolizon sakrificën e Krishtit. Kremtimi i Pashkës do të kulmojë të shtunën në mbrëmje, për të marrë qirinjtë.

Qirinjtë më pas merren në shtëpi, që nënkuptojnë ndriçim të shtëpisë. Në festën e Pashkëve në Korçë nuk ka vetëm korçarë, por edhe qytetarë të qyteteve të tjera si dhe të huaj. Metropoliti i Korçës ka përcjellë mesazhe për mbarësi në jetën e të gjithë qytetarëve”, u shpreh gazetarja e News24.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›