E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtuam se ishte Justin Bieber, qenka Kim Jong Un (FOTO)

Share

Është një pritje që zakonisht fëmijët ia rezervojnë idhullit të muzikës pop, Justin Bieber. Të paktën ndodh kështu në Perëndim, por jo në Korenë e Veriut. Fëmijët aty qajnë dhe shprehin emocione të forta për liderin Kim Jong Un- edhe pse mund të jenë instruktuar se si të tregojnë lumturinë e tyre.

Të rinjtë, anëtarë të Bashkimit të Fëmijëve Koreanë shpërthyen në lot kur lideri suprem u bashkua me ta. Ata rriten duke i thirrur atij ati.

Mbi 20 mijë fëmijë u mblodhën për të festuar 66 vjetorin e Bashkimit të Fëmijëve Koreanë. Festimet u kritikuan ashpër nga media në Korenë e Jugut, duke thënë se dukeshin si takimet e Hitlerit. Por menjëherë Koreja e Veriut reagoi duke kërcënuar se do lëshojë raketa mbi ato media që thanë një gjë të tillë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›