E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Humbet shume kohe

Klima politike e muajve të fundit në Shqipëri, ishte kryefjala e takimit për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ne emer te qeverise shqiptare ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i ka bere nje permbledhje perpjekjeve te qeverise shqiptare, ne permbushjen e 12 rekomandimeve te BE-së, për të cilat Shqiperia nuk mori nje note kaluese.

Zonja Bregu tha se eshte bere progres ne implementin e 12 prioriteve dhe se Ministria qe ajo drejton eshte ne proces hartimi te nje plani te ri veprimi 2012-2015 me elemente te ri qe do ta cojne perpara procesin e integrimit. Eshtë e nevojshme që Shqipëria të kapë trenin e radhës që shkon për në Bashkimin Europian, nuk duhet të humbë kohë përsëri

Eduart Kukan
Ministria e Integrimit ka pershendetur ne emer te qeverise nismen e ndermarre nga opozita, per perzgjedhjen e kandidaturave per Avokatin e Popullit.

Ne emer ne BE-së ambasadori Ettore Sequi fjalen e tij ja kushtoi perceptimit ne Bruksel rreth zhvillimeve te fundit ne Shqiperi duke theksuar se reforma zgjedhore eshte nje element i rendesishem ne proceset integruese qe duhet te jete perfunduar perpara zgjedhjeve te ardhshme. Sequi ka theksuar domosdoshmërinë e reformes parlamentare, ku si model duhet te merret praktika parlamentare europiane.

Reforma ligj zbatuese - tha Sequi - eshte tashme ne nje faze tjeter qe duhet realizuar qe perkon me implementimin. Ambasadori i BE-së eshte ndalur edhe ne ceshtjes se lirisë së medias duke deklaruar se Komisioni Europian ndjek me vemendje zhvillimet per kete ceshtje.

Eduard Kukan kreu delegacionit te parlamentareve europiane, e cilesoi si nje sfide te ardhuren ne Tirane per te gjetur nje zgjidhje per proceset inteegruese tashme te vonuar per afro dy vjet.

"Eshtë e nevojshme që Shqipëria të kapë trenin e radhës që shkon për në Bashkimin Europian, nuk duhet të humbë kohë përsëri", tha Kukan.

Ndersa kreu i delegacionit shqiptar Fatos Beja u shpreh se permbushja e kriterit politik futet ne nje faze tjeter pasi klima aktuale politike do te na lejone te fitohet koha e humbur. Duke u ndalur ne situaten ekonomike ne Shqiperi Fatos Beja deklaroi se 'vendi yne po perball me sukses krizen ekonomike qe ka pllakosur Europen'.

Integrimi
"Shansi i fundit për Shqipërinë"
Kukan: Bashkëpunimi mes palëve të japë rezultatet e duhura
PS për statusin: Fajtore është qeveria

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›