E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Në qershor Shqipëria mund të marrë një lajm të mirë

 Kështu deklaroi shefi  i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan.

Ai i kërkon politikës dhe institucioneve shqiptare, që të përmbushin 12 prioritetet e vendosura nga Brukseli.
Siç shprehet Kukan, nëse ecet në këtë drejtim, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian në qershor, për Shqipërinë mund të merren vendime pozitive, që lidhen me statusin e vendit kandidat.

“Unë sinqerisht shpresoj që kjo tendencë pozitive të vazhdoj. Në qershor, Këshilli i Bashkimit Evropian mund të miratoj disa dokumente, të cilat mund të jenë pozitive për Shqipërinë dhe për të ardhmen e saj”, tha Kukan për AS. Ndërsa vendi ynë ka hyrë në vitin e 100 të krijimit të shtetit, Eduard Kukan, thotë se 2012 mund të shënoj edhe fillimin e një historie të re për shqiptarët, atë të hyrjes në Evropë.

“Unë mendoj se ky është një përvjetor shumë i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë dhe mendoj se duhet përdorur për të demonstruar që vendi ka nisur një histori të re atë të hyrjes në Evropë.  Pra, të gjithë shqiptarët mund ta përdorin këtë përvjetor të rëndësishëm për të provuar përfundimisht dëshirën e tyre për t'iu bashkuar familjes së madhe evropiane. Dhe për këtë, është gjithmonë i nevojshëm bashkëpunimi i të gjitha palëve”, u shpreh ai.
 
Fundi i vitit 2011 shënoi edhe fundin e ngërçit politik në vend dhe palët nisën bashkëpunimin për të plotësuar 12 kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian. Eduard Kukan vlerëson së plotësimi i tyre kërkon një kohë të caktuar por beson se kjo mund të arrihet para raportit të përvitshëm të Komisionit Evropian, që publikohet në tetor. Për këtë arsye ai ka propozuar që, Parlamenti Evropian të mbështesë Shqipërinë, që ajo të marrë statusin vendit kandidat në samitin evropian të qershorit 2012. /Start/

                                                                                             2012-01-04 08:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›