Kukan ne Tirane Kriza po zgjatet efekt negativ ne integrimin e vendit
TIRANE- Gjate takimit te dyte ne Tirane te komitetit te perbashket te Stabilizim Asocimit i cili ka sjelle ne Tirane nje delegacion nga Parlamenti Europian kryesuar nga Eduard Kukan u bene deklarata te forta referuar situates politike ne vend. Delegacioni ka patur disa takime me perfaqesues te dy kraheve politike ndersa ne qender te diskutimeve ka qene situata politike ne Shqiperi. Kreu i delegacionit Eduard Kukan gjate takimit te komitetit e vleresoi situaten si shume shqetesuese dhe theksoi se KE eshte shume e shqetesuar pasi kriza zgjati shume dhe nuk po gjen zgjidhje. Ai beri me faj te dyja palet politike ndersa paralajmeroi se kjo situate do te kete efekt negative ne integrimijn e vendit pasi do te permendet ne raportin e KE qe pritet te behet publik pas disa ditesh.
Kreu i delegacionit Eduard Kukan ka mbajtur postin e ish ministrit te jashtem te Sllovakise eshte njohes i mire i Ballkanit anetar i delegacionit te parlamentit europian per marredheniet me vendet e ballkanit Perendimor dhe anetar i komisionit te jashtem te parlamentit europian.
Eurodeputeti Kukan ka qene i angazhuar edhe ne procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine si dhe pjestar ne bisedimet e zhvilluara me ndermjetesine europiane mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites Edi Rama ne Strasburg majin e kaluar per zgjidhjen e ngercit lidhur me hetimin e zgjedhjeve te qershorit 2009.
Takimi i sotem ka perfshire ne rendin e punes nder pikat e para situaten politike dhe reformen elektorale. Edhe ne takimin e pare te ketij komiteti te mbajtur ne maj kjo teme krijoi debate te forta jo vetem mes perfaqesuesve shqiptare por edhe europarlamentareve te cilet pergjithesisht mbronin perfaqesuesit e krahut te tyre politik.
Situata e krijuar beri ne ate kohe qe te deshtonte ne minutat e fundit edhe miratimi i nje deklarate te perbashket ne perfundim te takimit.
Qe nga maji i atehershem situata politike eshte thuajse e njejte. Konflikti per ceshtjen e hetimeve te zgjedhjeve eshte ende i hapur madje marredheniet mes paleve jane acaruar edhe me tej per shkak te disa perplasjeve ne parlament.
Ne kete kuptim edhe takimi i sotem rrezikon te jete nje fotokopje e atij te majit me te vetmin ndryshim qe europarlamentaret mund te kerkojne shpjegime se perse nuk eshte bere asgje pas miratimit te rezolutes nga ana e parlamentit europian ku kerkohet ngritja e komisionit hetimor per zgjedhjet dhe hapja rruge reformes elektorale.
Por edhe pikat e tjera te rendit te dites se takimit nuk eshte se premtojne ndonje situate me te qete.
Nder to jane edhe diskutimet per permiresimin e funksionimit te gjyqesorit dhe shtetit te se drejtes ne Shqiperi nje ceshtje per te cilen ka debate te vazhdueshme mes paleve politike. Po ashtu edhe pika qe ka te beje me te drejtat e njeriut mund te jete nje tjeter moment problematik.
Dy dite me pare perfaqesuesit e vendeve te bashkimit europian shprehen shqetesim per ndikimin qe ngerci politik ka ne funksionimin e institucionit te Avokatit te Popullit. Per shkak se Avokati i popullit zgjidhet me shumice te cilesuar posti ka disa muaj qe ka mbetur vakant. Ne deklaraten e leshuar ne Tirane u behet thirrje te gjitha partive politike te procedojne ne menyre urgjente me emerimin e Avokatit te ri te Popullit.
Ngerci politik nuk duhet te pengoje miratimin nga ana e Parlamentit te reformave dhe masave qe jane ne interes te Shqiperise dhe qytetareve te saj. Perfaqesuesit e vendeve te Bashkimit Evropian u ben thirrje gjithashtu autoriteteve shqiptare te marrin masat e nevojshme per te garantuar venien ne zbatim sic duhet te ligjit kunder diskriminimit te miratuar nga Parlamenti ne shkurt te vitit 2010 perfshire ketu edhe mbeshtetjen me burime te mjaftueshme financiare dhe njerezore per Komisionerin per Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Takimi i sotem i komitetit te perbashket parlamentar te Stabilizim Asocimit zhvillohet vetem pak dite perpara se Bashkimi europian te vendose te hene e ardhshme per liberalizimin e vizave per qyetaret shqiptare dhe nje dite me pas Komsioni europin te shpreh opinionin mbi kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat.