E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, 1 muaj nga zhdukja e Bleonës, asnjë gjurmë....

Prej asaj kohë, asgjë nuk dihet për vogëlushen, përveç shpresës për gjetjen e saj. Kërkimet nuk kanë munguar nga ana e forcave të rendit, ndërkohë që ato janë shtrirë edhe në Interpol.

Fotoja e fëmijës është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare, por asgjë gjer më tani rs'dihet reth fatit të saj. Vajza mbetet e humbur....

Familja e vajzës në fshatin malor nuk ka rreshtur së kërkuari dhe apeluari për ndihmë. Zemrat e tyre mbeten pezull, teksa ditët që prej 22 majit largohen vazhdimisht, duke mos sjellë asnjë lajm për të voglën dhe të pafajshmen Bleona.

Në gjetjen e saj janë angazhuar edhe prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët kanë marrë në pyetje banorët e fshatit në afërsi të kufirit me Kosovën.

Malet përbri fshatit, hodhën dyshimet fillimisht se vajza mund të jetë “rrëmbyer” nga kafshë të egra, por humbja totale e gjurmëve e kanë hedhur poshtë këtë version, teksa policia po përqendrohet në pistën e grabitjes me qëllim trafikimi ose adoptimi jashtë vendit.

Edhe pse pothuajse të gjitha mediat i kanë bërë jehonë ngjarjes së rëndë, kjo duket se nuk ka kontribuar në gjetjen e saj, çka hidhen dyshime të forta se grabitja ishte tejet mirë e planifikuar dhe në detaje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›