E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes 10-vjeccedilari u qellua aksidentalisht nga e motra

Policia e Kukësit zbardhi ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një 10-vjecar.

Sipas njoftimit zyrtar, fëmija u qëllua aksidentalisht me çiftën e gjyshit nga e motra e tij 9-vjecare. Të dy fëmijët po luanin me armën në shtëpinë e tyre në fshatin Shikaj, kur papritur vajza e vogël e shkrepi dhe plumbi përshkoi trupin e djalit duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në organet e brendshme. Fëmija ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›